Pas aplikimit të amnistisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve që thyen kufizimet e shtetrrethimit, policia ka vijuar punën për evidentimin e shkelësve të rinj, në kuadër dhe të hyrjes në fuqi të kodit të ri penal. Për 10 ditë nga falja e gjobave, policia ka ndëshkuar rreth dy mijë qytetarë që lëviznin pa autorizim dhe pa një arsye emergjente, si dhe 200 shoferëve u janë hequr patentat për tre vite.

Pavarësisht ndëshkimeve të cilat vijojnë për të pabindurit, drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët vijojnë të thyejnë rregullat. Shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë numrin e pasagjerëve, apo vendosjen e tyre në sedijen mbrapa dhe në mënyrë diagonale.

Prej 1 javë ka nisur dhe rikthimi i patentave dhe automjeteve të cilat janë hequr dhe bllokuar nga policia gjatë shtetrrethimit. Janë më shumë se 500 patenta që janë rikthyer nga 1941 që janë në total. Policia bllokoi 1620 automjete, ndërsa deri më tani janë tërhequr nga pronarët 975 makina.

Patrullat e policisë vendosën rreth 7100 gjoba për këmbësorët që qarkulluan jashtë orarit të lejuar, gjoba të cilat konsiderohen të falura, pasi qytetarët nuk i kanë paguar për shkak të kufizimeve.

Qytetarët që duhet të tërheqin automjetet dhe patentat duhet të paraqiten pranë policisë rrugore, për të plotësuar dokumentacionin përkatës./ ora

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re