Pas thirrjes së Erion Veliajt drejtuar Foltores për të çuar numëruesit, ka nisur procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë. Prej 4 orësh, opozita vijonte të mbante të bllokuar numërimin e votave duke mos dërguar numëruesit e saj dhe mbajtur peng rezultatin.

Më herët Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj i bëri apel opozitës që të çojë numëruesit e votave në Rrogozhinë. “Saliu dhe salinjtë lokale duhet të sillen si të rritur, e të përballen me verdiktin e popullit të cilin e ftuan gjithë ditën të shprehet kundër të majtës, kundër zhvillimit e kundër perëndimit! Shoku Sali – më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pafund! Sill numëruesit e vazhdo mbaj peng të tutë, por jo një qytet të tërë si një humbës idhnak toksik”, nënvizoi Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re