Skip to content

Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos…

Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj deputetes, sipas burimeve jo zyrtare të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se ish-presidenti i vendit është vendosur sot nën arrest me urdhër të SPAK.

Bëhet e ditur se Ilir Meta është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar edhe nga policia pranë zonës së Casa Italias, në Tiranë.

Ndërkohë, Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme, në orën 13:40, ku ishin ftuar të merrnin pjesë gazetarët.

“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09.

Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.

Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.