Miliarderi dhe deputeti rus, Suleiman Kerimov është vënë nën hetim nga një gjykatës francez si i dyshuar për evazion fiskal, njoftoi sot media lokale.
Sipas prokurorëve, garancia e vendosur është 5,0 milionë euro (5,9 milionë dollarë) dhe Kerimov duhet t’u përmbahet kushteve strikte,  duke dorëzuar pasaportën e tij dhe qëndruar në zonë.
Kerimov u arrestua nga autoritetet të hënën në aeroportin e Nisës, pasi ishte akuzuar për pastrim parash dhe evazion fiskal lidhur me blerjet e pasurive të patundshme.
Politikani, i cili u bë një nga personat më të pasur të Rusisë në vitet 1990, ka një pasuri prej më shumë se 6 miliardë dollarësh sipas një vlerësimi të gazetës amerikane të biznesit  “Forbes”.
Arrestimi i tij ka shkaktuar diskutime të shumta diplomatike, ndërsa Ministria e Jashtme në Rusi njoftoi se kishte thirrur dje ambasadorin e saj në Francë.
Deputeti Leonid Slutsky, i cili drejton një komision të Punëve të Jashtme, tha se Moska do të bënte përpjekje për lirimin e Kerimov.
“Rusia ka njoftuar autoritetet franceze se Kerimov ka një pasaportë dhe imunitet diplomatik”, tha Slutsky sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Por, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Paris tha se Kerimov mund të kërkojë vetëm të mbrojë imunitetin lidhur me detyrën e tij si deputet.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re