Me 16 maj 1947, Dhimitër Pasko, alias Mitrush Kuteli, ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Tiranë duke u akuzuar si Armik i Popullit. Ai ishte një prej intelektualëve të shumtë të cilët regjimi po i spastronte apo dënonte nga dita në ditë.

Disa muaj para arrestimti të tij, Dhimitër Pasko ishte larguar nga detyra që mbante në Bankën e Shqipërisë,  dhe po përpiqej të gjente një punë tjetër për të mbajtur veten dhe familjen. Veç pasurisë së tij intelektuale nuk kishte pasuri të tjera. Por pas arrestimit të tij me 16 maj 1946 dhe pasi u dënua me 5 vjet heqje lirie, e gjithë biblioteka e tij, një pasuri me vlera të rralla, u konfiskua nga regjimi komunist. Më tej fati i kësaj pasurie të vyer nuk dihet plotësisht.

Por ndryshe nga një varg bibliotekash të konfiskuara nga regjimi në vitet e para të pas Luftës, të cilat dergjeshin magazinave dhe një pjesë e madhe ishte dëmtuar a zhdukur, për bibliotekën e Kutelit tregohet interes i veçantë.

Një dokument që daton vetëm 3 javë pas arrestimit të tij dëshmon interesimin nga Drejtoria e Shtypit në Kryeminsitri pikërisht për këtë bibliotekë. Shkresa e 7 qershorit 1947, zbulon se biblioteka e konfiskuar e Kutelit do i nënshtrohej një inventarizimi të kujdeshëm e njësoj si me të do të veprohej edhe me bibliotekat personale të intelektualëve të tjerë arrestuar gjatë atyre kohëve. Më poshtë e sjellim të plotë dokumentin, ekskluzivisht për lexuesit  tanë.

 

Republika Popullore e Shqipëris

Kryeministrija

Drejtorija e Shtypit

 V.F.L.P.

Tiranë më 7.6.1947

 Këshillit Popullor  të Prefekturës

Seksionit  Financës

Landa: Mbi iventarizimin e libravet të bibliotekës Dhimitri Pasko

 

Tiranë

 Në qoftë se nuk është bërë  inventarizimi i librave të bibliotekës personale të të rreshtuarit Dhimitri Pasko (Mitrush Kuteli) të veprohet sa më parë në këtë drejtim dyke patur kujdes të madh që të mos humbasë ndonjë volum dhe po kështu të veprohet edhe për intelektualët e tjerë të rreshtuar në kohët e fundit. Një kopje të listës së librave të na dërgohet  edhe neve ën Drejtorinë e shtypit.

Për çdo libër të shënohet: a) Titulli; b)auktori dhe c) në ç’gjyhë ëhstë shkrojtur.

Për këtë të veprohet pa vonesë dhe të na kthehet përgjegje për mënyrën e veprimit t’iaj.

SEKRETAR’I PËRGJITHËSHËM

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re