Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Ndër sëmundjet kronike të fëmijëve, vendin e dytë e zë Epilepsia, pas Astmës. Epilepsia është një çrregullim i valëve elektrike të trurit(shpërthim i papritur) që ndodh për:

-shkaqe gjenetike

-nga infeksionet e trurit nga mikrobet, parazitët

-traumat e lindjes

-goditje në tru

– faktorët provokues, si temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia.

Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë. 5% e fëmijëve të prekur kanë shkak temperaturën.

Shenjat shfaqen në tre shkallë:

  • të gjeneralizuara,
  • krizat e vogla
  • krizat e pjesëshme

Krizat e përgjithshme toniko-klonike (grand male)

Gjatë krizës, muskujt në trup bëhen të ngurtë, pastaj dridhen dhe kontraktohen. Personi që ka krizë zakonisht humbet ndjenjat për pak sekonda ose edhe minutë, kafshon gjuhën, mund ta humbë kontrollin e urinës.Në fund nxjerr pak sekrecione nga goja.

Kriza e vogël (petit mal):

Zakonisht zgjat vetëm disa sekonda. Gjatë krizës, një person mund të ketë përhumbje, nuk njeh ambientin, ka ndryshime të vogla në lëvizjet e muskujve.

Kriza të pjesshme (fokale):

Kjo ndikon vetëm në një pjesë të trurit. Simptomat ndryshojnë, një krizë e pjesshme mund të shkaktojë ndryshime në emocione ose në shqisa. Këto përfshijnë halucinacione, mpirje, ndjesi shpimi, ose ndryshime të tjera në shikim, shije, erë, prekje apo dëgjim.

Kjo lloj i krize shkakton edhe kontraktime të muskujve (lëviz kokën) ose, kriza mund të shkaktojë përhumbje, lëvizje të përsëritura të kokës, anësive, lëvizjen e gojës ose të dorës.

Para se të fillojë kriza disa përjetojnë marramendje ose ndryshime emocionale.

Disa të tjerë përjetojnë aura.

Epilepsia nuk prek zhvilliminin intelektual të fëmijës. Mjekimi zgjat 2-3 vite.

 –  Si të sillemi me fëmijën më momentin e krizës?

  • Nuk duhet bërë përpjekje për t’i vënë asgjë në gojë.
  • Lërohet nga veshjet e shtërnguara.
  • Shtrihet dhe i vihet diçka poshtë qafës dhe koka anash.
  • Kafeina është provokues i krizave konvulsive.
  • Po kështu pijet me gaz, çokollatat

Rreth 85% shërohen plotësisht nëse mjekohen me kujdes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko