Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat e saj, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t’i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.Trupat dhe paisjet pritet të mbërrinjë në Kukës mbrëmjen e sotme, ku do të akomodohen për të ndihmuar më pas në shuarjen e zjarreve duke filluar nga dita e nesërme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re