Të paktën 14 persona u vranë dhe 865 u plagosën brenda natës pasi forcat irakiane të sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin kryesisht shiit Qerbela, thanë autoritetet mjekësore dhe ato të sigurisë.

Irakianët dolën në rrugë për një valë të dytë të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi dhe një elite politike për të cilën ata thonë se janë të korruptuar deri në palcë.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga 1 tetori e deri më tani janë të paktën 250.

Trazirat, e nxitura nga pakënaqësia mbi vështirësitë ekonomike dhe korrupsioni i thellë, ka thyer gati dy vjet stabilitet relativ në Irak, vend i cili nga viti 2003 deri në 2017 duroi okupim të huaj, luftë civile dhe atë që ia vuri kulmin, organizatën terroriste IS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re