Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është proceduar me masë administrative nga policia e Tiranës, pasi qëndroi janë orarit të lejuar në Teatrin Kombëtar.

Kujtojmë se edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha është gjobitur për të njëjtën shkelje.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re