Kryetarja e LSI-sw, Monika Kryemadhi, deklaroi se përveç Teatrit Kombëtar, në muajin dhjetor do të shembet edhe Muzeu Kombëtar dhe se në vend të tij do të ngrihen kulla.

“Nuk kam pikë dyshimi që veprimtaria për teatrin është kriminale. Çështja e Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë thjesht me godinën por edhe me integritetin e kultiurës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye.”, tha Kryemadhi në Abc neps.

Kryetarja e LSI-së ka shkuar tek artistët në Teatrin Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes.

Ditën e djeshme, me artistët gjatë natës qëndroi lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re