Skip to content

Pas BE dhe SHBA reagon dhe ambasada britanike në Tiranë: Votoni për zgjatjen e organeve të Vettingut

Pas Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ardhur edhe reagimi nga ambasada britanike në Tiranë ku kërkohet që në seancën e të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, të votohet pro zgjatjes së organeve të Vettingut.

Deklaratë e Ambasadës Britanike

Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.
Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb