Duke nisur nga dita e sotme, (datë:26.06.2021) Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë për atje.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Aeroporti i Rinasit, e cila thekson, se qytetarëve për të udhëtuar në Zvicër, i nevojitet vetëm bileta pasaporta dhe maska.

Gjithashtu theksohet, se vendet që deri më tani nuk kërkojnë vërtetim testi dhe vaksine për qytetarët shqiptarë, janë Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra.

Njoftimi:

Zvicra
Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.
Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë :
Austria
Hollanda
Belgjika
Zvicra
Ju urojmë shëndet.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Sakaq, vlen për t’u përmendur, se duke nisur nga data 9 korrik, Aeroporti i Kukësit, do të mirëpresë fluturimet e para nga Zvicra, më konkretisht nga linja e fluturimit, “Helvetic Airways”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re