25 shkurt Mëngjesin e sotëm ka nisur vaksinimi antikovid i bluzave të bardha në qytetin e Kukësit.

Pas nisjes së këtij procesi në Berat një ditë më parë, për mjekët dhe infermierët e më pas për moshat mbi 80 vjeç, tashmë vaksinimi antikovid i bluzave të bardha vijon në Kukës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli pamje nga vaksinimi në Kukës.

Në vendin tonë prej mbërritjes së dozave të para të vaksinave “Pfizer”, siç raportoi dje Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë realizuar 10,135 vaksinime antikovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dje informoi se ky proces në fundjavë do të vijojë edhe në Korçë.

“Brenda 15 marsit përfundojmë angazhimin tonë për vaksinimin e gjithë personelit mjekësor dhe vijojmë shtrirjen tek moshat e treta, mbi 80 vjeç, dhe kështu me radhë”, -tha Manastirliu. /j.p/

#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154981693_1168946073561441_8376018285138083027_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154560644_1168948720227843_2222743303647259674_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154554541_1168946353561413_7256902852161426830_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154463742_1168948686894513_1349254066051779197_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154152407_1168948470227868_5441365872658465615_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154125552_1168948986894483_5772585206498329228_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_033 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/154055727_1168948893561159_6087346671578792020_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re