Bujar Nishani i rreshtuar krah Sali Berishës, ka reaguar pasi xhamat e përparmë të selisë së PD janë veshur me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë.

Nishani duke iu drejtuar Bashës thotë se asnjë “derë brave, hekur apo shul s’mund të mbajë peng vullnetin e demokratëve”.

Statusi i Nishanit i ngjason atij të Berishës veç me disa ndyrshime të vogla.

Postimi i Bujar Nishanit:

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.

Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje aparatçik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re