Bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë mbledhur online Komisionin e  Reformës Zgjedhore, ku parashikohet një seancë dëgjimore me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Kjo mbledhje ishta parashikuar të mbahej fizikisht më 6 shkurt, por u anulua për shkak të se deputetët e grupit Bardhi – Berisha “zaptuan” sallën.

Pas anulimit më 6 shkurt, u njoftua se me dakordësi të bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohej online më datë 9 shkurt në orën 10:00, por menjëherë pas kësaj pati një reagim nga Alibeaj i cili u shpreh se nuk ishte dakord për shtyerjen e saj në një datë tjetër, por të mbahej po atë ditë në një orar tjetër online.

Kjo është mbledhja e tretë e këtij komisioni pas dy vitesh pauzë, ndërsa të gjitha janë zhvilluar online, pasi deputetët e opozitës kërkojnë ripërbërjen e këtij Komisioni.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re