Gjatë orëve të mbrëmjes janë ulur ndjeshëm temperaturat në Dibër dhe Bulqizë. Kjo ka sjellë edhe problematikat nga ngricat.

Raportohet  se rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës janë të pa hapura, firma ka hapur vetëm rrugën që lidh qytetin e Ri me të Vjetrin. Probleme ka gjithashtu edhe nga era e fortë, e cila sjell borën nga mali dhe mbulon rrugët dhe lagjet e Bulqizës.

Gjendja e segmenteve rrugorë:

Aksi nga Pishat deri në Qafën e Buallit është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, pasi ka prezencë akulli.

Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd  i bllokuarnga Ostreni drejt Klenjës, trashësia e borës kalon 70 cm.

Aksi Peshkopi-Qafë Draj- Kukës i bllokuar nga Zall Dardha deri në Qafë Draj.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës duhet të përdoren detyrimisht zinxhirët.

Gjithashtu, të bllokuara janë rrugët e brendshme të njësive administrative Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë dhe disa fshatra të Melanit.

Në Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, dhe Martanesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re