Pas Endrit Braimllarit, ish-deputetit të LSI-së, një tjetër ish-drejtues i forumeve Rinore (LRI) të kësaj force politike është larguar drejt Partisë Socialiste.
Ne foto, Ilir Meta dhe Klevi Pojana
Behet fjalë për Kevi Pojanën, ish-nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), dhe ish kandidat për deputet, tashmë është bërë pjesë e Administratës së Bashkisë së Tiranës.
Klevi Pojana ka bërë me dije se di ka marrë detyrën si administrator i Njësisë nr.8 në Bashkinë e Tiranës.
Ish-kandidati për deputeti i LSI-së, në mesazhin e tij ka falënderuar Erion Veliajn për besimin që i ka dhënë duke e bërë pjesë në administratën dhe duke dhe i dhënë një post të rëndësishëm.
“Sot nis një sfidë e re me detyrën si Administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë!
Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!
Falenderoj Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për besimin!
Ky qytet që ka ndryshuar kaq shumë ✨ dita-ditës vrapon e është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e shqiptarëve por në kryeqytetin e gjithë Ballkanit!
Pranë njerëzve dhe në lagjen ku u linda dhe u rrita, në lagjen simbol të Tir❤️nës tonë të dashur!
#Tir❤️na”, shkruan Klevi Pojana në Facebook.
Postimi i Klevi Pojanes