Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur se shtetasit britanikë që banojnë në BE si rezultat i Brexit-it nuk mund të votojnë më në zgjedhjet lokale në vendet anëtare.

“Pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, shtetasit britanikë që humbën shtetësinë e tyre evropiane nuk kanë më të drejtë të votojnë ose të kandidojnë në zgjedhjet komunale në vendbanimin e tyre në shtetin anëtar”, tha shërbimi për media i gjykatës së lartë të BE-së.

Sipas gjykatës, kjo është pasojë në mënyrë automatike e vet vendimit sovran të marrë nga Mbretëria e Bashkuar për t’u tërhequr nga BE-ja.

Gjykata po ashtu shpjegoi se vetëm shtetësia e një shteti anëtar të BE-së i jep një individi të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale ose evropiane.

“Ata, vendi i të cilëve u largua nga BE-ja, nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë”, thuhet në vendim.

Një shtetas britanik, i cili është martuar me një shtetase franceze dhe jeton në Francë që nga viti 1984, në vitin 2020 ngriti një padi pasi nuk u lejua të ri-regjistrohet në listën zgjedhore të komunës Thoux.

Më 31 janar të vitit 2020, Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE-ja pas 47 vitesh anëtarësim.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko