Skip to content

Pas Bylisit edhe FSHF godet Tomorin

Gjatë ditës së djeshme Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet një ditë më herët nga e përhershmja edhe pse sot luhet në Kategorinë Superiore. Sigurisht e gjithe vemendja ishte e perqendruar në vendimet për ndeshjen e luajtur mes Flamurtarit dhe Vllaznisë por ky komision kishte menduar për të dënuar edhe Tomorin.

Kështu pasi gjatë ndeshjes Tomori vuajti presionin e publikut dhe drejtuesve ballshiot duke arritur deri tek dhuna në fushë e jashtë saj, si në rastin e thyerjes së kamerës së  gazetari të RTSH, Artan Diko. Por duket se ajo që ndodhi në Ballsh nuk ishte mjaftueshëm pasi tre kartonët e kuq të dhënë gjatë ndeshjes ndaj Kaloshit, Hoxhës dhe Bitrit nuk ishin mjaftueshëm dënim për Tomorin që humbi 3-1 këtë sfdië kur beratasit ishin të parët që kaluan në avantazh.

Dje Komisioni i Disiplinës kishte dënuar ‘’viktimën’’, pra Tomorin kur portieri Mikel Kaloshi u dënua me 2 ndeshje pezullim dhe mbrojtësi Gëzim Hoxha me 4 të tilla.

Kështu Kaloshi dhe Hoxha i bashkëngjiten edhe Ervis Çaços duke e bërë 3 numrin e futbollistëve të Tomorit që u transferohet dënimi edhe për fillimin e sezonit të ri dhe të tre për koiçidencë të dënuar në ndeshjet ndaj Bylis./Berati.TV