Pasi forcat irakiane të sigurisë mbrëmë morën kontrollin në Kirkuk, kanë filluar të kthehen civilët në vatrat e tyre të cilat i braktisën gjatë operacionit ushtarak.
Shtëpitë i braktisën për shkak të përleshjeve të forcave irakiane dhe peshmergëve, ndërsa sot kthehen nga Erbili dhe Sulejmanije. Në qytet hyjnë përmes pikave kontrolluese ushtarake dhe policore.
Janë regjistruar një numër i madh i civilëve të cilët kaluan ose presin të kalojnë këto pika kontrolluese dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Në mesin e tyre është edhe Ako Reshit i cili ka thënë se qytetin nuk e kanë braktisur me vullnet të vet, shkruajnë mediet e huaja.
Sipas tij, atëherë u thanë se ushtria, që do të hyjë në qytet, do të dëmtonte të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko