Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një teori konspirative se bora që ka mbërthyer Teksasin në SHBA është e rreme dhe është krijuar nga Bill Gates.

Sipas teorisë konspirative, me krijimin e dëborës, Gates ka për qëllim ushqimin e frikës për ndryshimin e klimën në botë.

Në rrjetin social Tik-Tok, qytetarë të shumtë nga Teksasi kanë mbledhur një top bore duke u përpjekur ta shkrijnë atë me çakmak, por ajo nuk shkrihet.

Sipas The Sun, bora reagon në mënyrë të tillë për shkak të procesit të quajtur lartësim, që do të thotë se bora e ngurtë shkon direkt më avujt e ujit pa u shkrirë më parë në ujë të lëngshëm.

Ngjyra e zezë e parë kur dikush përpiqet të “djegë” borën në të vërtetë vjen nga çakmaku, sepse butani, lëngu më i lehtë ose lënda djegëse e ngurtë lëshon blozë e cila grumbullohet në sipërfaqen e borës, duke krijuar një film të errët. Kimikatet e përdorura për krijimin e borës së rreme gjithashtu mund të krijojnë një erë të keqe.

Dyshime të ngjashme u ngritën gjithashtu kur bora mbuloi Atlanta, në Georgia në vitin 2014.

Ndërkohë moti i keq në Teksas la miliona njerëz pa energji dhe ujë, teksa më shumë se 70 njerëz vdiqën.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re