Papa Françesku bëri sot (6 prill) daljen e tij të parë publike që nga dalja nga spitali dy javë më parë pas trajtimit për pneumoni të dyfishtë.

Ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për të përshëndetur turmat, të cilët e pritën me brohoritma.

“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta.

Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit”, ishte mesazhi që ndau Papa 88-vjeçar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko