Kryetarja e radhës e OSBE, Ann Linde ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një mesazh në Tëitter, ajo i shpreh urimet më të ngrohta Ramës, duke e cilësuar si koleg të dashur. Ajo më tej thotë se është në pritje të bashkëpunimit të mëtejshëm me Ramën.

“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm në OSBE.” shkruan ajo.

Më herët, Zëdhënësi i Depertamentit Amerikan të Shtetit, Ted Price, përmes një postimi në Tëitter ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura në Shqipëri. Price shprehet se DASH shpreson në vazhdimin e ngushtë të punës me kryeministrin Edi Rama.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re