Pas një deklarate të presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan se ai bashkë me presidentin amerikan Joe Biden, do të lobojë për njohjen e Kosovës, janë alarmuar media dhe figura politike në Serbi.

Për ish-ambasadorin turk në Beograd, Darko Tanaskoviq, ‘nuk është rastësi se si Erdogan përmend lobimin në këto momente”.
“Është e nevojshme të analizohet se pse Erdogan, i cili nuk thotë asgjë aksidentalisht, ka vendosur të njoftojë publikisht që do të intensifikojë fushatën për njohjen e Kosovës dhe në mënyrë eksplicite përmend bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Tanaskoviq, përcjell Periskopi.

Ai thotë se që kur administrata Biden nisi punën, është rritur presioni ndaj shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, e në veçanti ndaj atyre që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Greqia është shembulli më i mirë. Besoj që fushata për njohjen vetëm sa do të intensifikohet pasi Kosovës do te njihet akoma me shumw dhe derisa te mbyllet ceshtja duke mos respektuar as interesat minimale te Serbise”- thotë ai.

Sidoqoftë, ish-ambasadori serb në Beograd, tani analist dhe profesor në Serbi, nuk beson që ‘fushata Erdogan-Biden do të ketë shumë sukses’, pasi sic thotë ai disa shtete pavarësisht lobimit të fuqishëm që mund të bëhet, kanë qëndrimet e veta autentike dhe arsyet e forta se pse nuk mund të punojnë për afirmimin e Kosovës shtet.

“Ne vetëm do të shohim se sa shumë do t’i kushtohet vëmendje Kosovës në takimin Biden – Erdogan në Nju Jork, që do të zhvillohet në shtator. Sidoqoftë, na duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje kësaj çështjeje”, thotë ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re