Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës së saj shokuese në një intervistë të drejtpërdrejtë, kur tha se “duhet të jemi të kënaqur me 50 vi k tima”.

“Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 vik tima për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 ”, ishte deklarata e Sakos.

Me një njoftim në rrjetin social Facebook, ditën e sotme Sako njoftoi dorëheqjen:

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”.






Previous articleNuk ndalen lëkundjet, një tjetër shënohet mëngjesin e së dielës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re