Një viç në miniaturë me emrin Lil ‘Bill,( Bill-i i Vogël), i cili ka lindur me një të dhjetën e madhësisë së “homologëve” të tij të mesëm, thuhet të jetë viçi më i vogël në botë.

Lil ‘Bill, që peshon vetëm 4.5 kg, u bë i njohur për internetin kur pronarët e tij e çuan në Kolegjin Shtetëror të Mjekësisë Veterinare të Misisipit në SHBA.

Fillimisht, pronarët e tij menduan se i vogli mund të kishte probleme shëndetësore, por deri më tani, ekspertët thonë se viçi duket si të gjithë të tjerët, vetëmve ai është shumë më i vogël.

Ekspertët e kafshëve në universitet e ndanë lajmin për ardhjen e Lil ‘Bill në faqen e tyre në Facebook, ku morën një numër të madh reagimesh.

Një përdorues shkruante: “Në fillim demi i madh…tani… një viç i vogël. Kjo është profecia e parathënë”. Shkolla e veterinarisë i këshilloi njerëzit të qëndronin të akorduar për përditësime mbi Billin e Vogël, pasi ata do të postojnë përditësime të rregullta rreth përparimit të lopës së vogël.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re