Mimoza Tasi është gjyqtarja që do të zëvendësojë Luan Dacin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

 

Mimoza Tasi është në listën e kandidatëve që është përzgjedhur që në 2017 nga Kuvendi, për zëvendësuese në KPA.

 

Ky ndryshim është bërë pasi Daci, është dënuar nga GJKKO për falsifikim të dokumentave dhe për pasojë është shkarkuar edhe nga KPA. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re