Drejtuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Vetëvendosje Bojken Abazi reagoi përmes një postimi në Facebook duke ngritur pyetjet se pse qeveria Rama nuk reagoi pas dënimit me burgim të përjetshëm të komandantit të ushtrisë serbe Ratko Mladiç.
Në postimin e tij Abazi shton se ky dënim është mbështetur e përshëndetur nga shumë personalitete pasi është vendim historik i Hagës, ndërsa vetë kryeministri shqiptar Edi Rama ende nuk ka reaguar.

Postimi i plotë:
Mladiç dënohet për gjenocid, qeveria Rama hesht
Në Hagë u rikonfirmua dënimi me burgim të përjetshëm i komandantit të ushtrisë serbe në Bosnje Hercegovinë, Ratko Mladiç. I njohur si “Kasapi i Bosnjes”, Mladiç u dënua për gjenocid dhe krime lufte. Mbi këtë gjenocid u ngrit edhe “Republika Srpska” në Bosnje.
Pa dyshim që duhet mbështetur e përshëndetur ky dënim, ashtu siç ka bërë Kryeministri Kurti, Presidenti Biden dhe shumë personalitete të tjera.
Përse kryeministri Rama dhe Qeveria e Shqipërisë ende nuk janë shprehur për këtë vendim historik të Hagës?
Kujtojmë që Presidenti i Serbisë, Vuçiç, e ka nderuar Mladiçin më herët duke vendosur në nderim të tij në Beograd një pllakatë që simbolikisht emërtonte një bulevard me emrin “Ratko Mladiç”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re