Një ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se qeveria u kishte dhënë mjekëve 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria bën me dije se do të hetojë denoncimin e opozitës bashkë me dyshimet për rritjen e çmimit të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit.

“Prokuroria e Tiranës do të hetojë edhe kallëzimin e Partisë Demokratike për maskat e skaduara.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se nuk kanë regjistruar procedim të ri, por do ta hetojnë në bazë të procedimit të parë që është nisur nga organi i akuzës për rritjen e çmimit të maskave dhe ilaçeve nga farmacitë”, shkruhet në njoftim nga akuza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re