Apelit të vazhdueshëm të aktorit të njohur amerikan, Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri i është bashkuar edhe një tjetër emër i njohur në Hollywood.

Aktori Edward Norton ka bërë një postim në Twitter ku kërkon mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit.

“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar.

Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow” – shkruan ai. Kujtojmë se Di Caprio dhe Norton janë miq së bashku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re