Shënohet numri më i ulët i rasteve të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut që prej disa javësh. Megjithatë numri i testeve ka qenë shumë i ulët.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer vetëm 1 176 teste të dyshuara për COVID dhe prej tyre 387 kanë rezultuar pozitivë, ose 33 për qind e testeve të kryera.

Ndërsa shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave, plot 35 gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu janë shëruar edhe 528 persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re