Pas disa muajsh që prej përjashtimit të tij nga partia Demokratike, ish kryeministri, Sali Berisha është rikthyer në selinë e PD së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit. Berisha pritet tyë takohet me kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Vendimi për t’u rikthyer në selinë e PD, ka ardhur menjëherë pas vendimit që gjykata e Tiranës ka publikuar sa i përket kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e ka njohur si të vlefshëm dhe për pasojë grupimi i Rithemelimit është institucioni kryesor i PD që aktualisht mund të marrë vendime.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re