Më në fund patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht në Greqi.

Marrëveshja e përfolur që prej dy vitesh, miratimi i të cilës i jep gjidhje një herë e përgjithmonë një prej problemeve të shumta për mijëra bashkatdhetarë.

Miratimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda ditësh me votimin e saj në parlamentin helen.

Pas disa vitesh negociata, patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht, duke bërë një lehtësim të madh për bashkëartdhetarët që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të pajisen akoma me patentë greke.

Shqiptarët në shtetin grek që kanë një leje drejtimi shqiptare, pas miratimit të marëveshjes në Parlament do të mund të lëvizin në shtetin fqinj me makinat e tyre pa asnjë problem pasi të kenë bërë konvertimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re