Viti 1999 shënoi kthesa të mëdha për mbarë vendin, por për një 57-vjeçar, ai vit do të kthehej në një mallkim që do t’i ndante shpirtin dysh. Një divorc i dhimbshëm, i pasuar nga një ikje e heshtur, do të ngrinte në kohë jetën e këtij babai.

Në mes të asaj stuhie personale, familja u copëtua në mënyrën më traumatike. Në një rrëfim të ndjerë, 57-vjeccari ka rrëfyer sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, tregoi se gruaja e tij ishte larguar dhe e kishte braktisur, duke lënë djalin e mitur me të. Ai tha se për 1 muaj ajo nuk u interesua, ndërsa kur 57-vjeçari kishte emigruar në Itali, gruaja kishte çuar njerëz nga familja e saj dhe i kishin marrë djalin. Sot babai apelon për ndihmë, ndërsa kërkon të takojë djalin.

“Me nënën e djalit u njohëm me mblesëri. E njohëm shumë pak njëri-tjetrin. Ishte një gabim nga të dy le ta quajmë. Shte dhe nëna ime gjallë, babai kishte vdekur. Gëzuam, kur erdhi djali. Kishim debate mes nesh, pasi ishte dobësi e saj…Ajo iku dhe djalin e la te unë për 1 muaj. Jetoja me nënën. Ajo interesohej pak. Djali e kërkonte nënën, i thoja; do vijë. Djalin më pas erdhën dhe e morën vëllai dhe motra e saj. Unë kisha ikur në Itali. Ka pasur një informator. Kur u largova nga shtëpia, shkuan dhe ia morën nënës time. Kur e mora vesh që e kishin marrë djalin, bëra disa përpjekje. Por një avokati ynë më tha; djali është mirë. Lere atë punë! Në 2016 djali më ka kërkuar, por kam qen jashtë. Tani dua që ta takoj.”, tha babai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re