Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Durrësit për 20 komisionerët e arrestuar për krime elektorale përgjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Mësohet nga burimet për Faxweb.al se prokuror i çështjes është Madrid Kullolli ndërsa janë paraitur pranë Gjykatës edhe të arrestuarit e datës 28 Korrik të njohur në dosje si “komisionerët e Shijakut”. Mësohet se Gjykata e Durrësit e ka si kompetencë lëndore këtë çështje dhe do të vlerësojë masat e sigurisë ndaj tyre.
Burime bëjnë me dije se nga gjykimi fillestar i çështjes janë dorëhequr më parë Shpëtim Reka dhe Eda Kaja. Gjyqtar i çështjes pas dorëheqjes së 2 gjyqtarëve nga çështja është Rexhep Bekteshi.
Më 20 Korrik Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 20 personat (jo dy ato që u mësuan se kishin vdekur) komisionerë, të caktura para shpërndarjes së urdhër arresteve, të cilët akuzohen për krime elektorale përgjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Ndërkohë, gjyqtari i GJKKO Klodian Kurushi ka shpallur moskompetencë për çështjen, duke ia deleguar për hetim Prokurorisë së Durrësit. Një numër i vogël urdhër arrestesh janë ekzekutuar për ata që janë nën masën “arrest me burg” pasi pjesa më e madhe e tyre janë jashtë territorit të vendit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb