Kadastra e Vlorës është zhytur në kolaps, teksa janë dorëhequr brenda një muaji tre drejtorë. I pari që dha dorëheqjen më 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj.

Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt ditën e djeshme.

Me urdhër nga Tirana është komanduar në postin e drejtorit të Kadastrës nëndrejtori Taulant Canameti.

Ky i fundit ka marrë detyrën e nëndrejtorit vetëm pak ditë më parë dhe sot është komanduar në postin e drejtorit, duke i mbajtur të dyja detyrat njëkohësisht.

Komandimi i tij në postin e drejtorit është bërë, pasi është i vetmi që ngelet në këtë institucion në postin e drejtimit. Shkak për lëvizjet masive në Kadastrën e Vlorës mësohet është një konflikt në lidhje me një çështje në jug të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re