Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Aspasjana Kongos në detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ish drejtore e Rinisë në Bashkinë e Tiranës.

Aktualisht në Ministrinë e Arsimit janë tre zëvendësministra, Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Oltion Rrumbullaku.

Kujtojmë këtu se këtë post e mbante Lorena Haxhiu e cila dha dorëheqjen pasi ajo dhe familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk do të lejohen të shkelin në SHBA.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua po ashtu edhe emërimi i Ndriçim Shanit në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re