Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

Bashkia e Kukësit që prej largimit të ish-kryetarit Safet Gjici në muajin qeshor të këtij viti për shkak të skandalit seksual në zyrë, drejtohet nga Granit Gjana, zv.kryetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re