Kryeministri Edi Rama, pas vizitës së tij në Dubai, ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 14.00 dhe më pas me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj temë e diskutimit pritet të jete dhe ecuria e Shqipërisë në Integrimit Euripiuan, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.

Kujtojmë se takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re