Pas dy ditë negociatash intensive, Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e paraqitur nga Barcelona për transferimin e brazilianit Neymar. Katalanasit ofruan 118 milionë paund, Ivan Rakitic dhe Jean-Clair Todibo, plus huazimin për një vit të Ousmane Dembele, por francezët nuk kanë pranuar.

PSG e ka konsideruar jo të mjaftueshme ofertën për yllin e ekipit.

Ndërkohë që rivalët e Barcelonës, Real Madrid raportohet se është në pozicion të favorshëm për transferimin e mundshëm të Neymar.

Skuadra spanjolle pritet të bëjë një ofertë për brazilianin përpara se merkato të mbyllet të henën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re