Pak ditë pas emërimit të drejtorëve të rinj Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, është vendosur për të bërë një reformim të gjithë administratën.

Arlind Gjokutaj është vendosur në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ata janë takuar sot me kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin Erion Braçe për të përcaktuar prioritetet e institucioneve.

Në mbledhje mësohet se është shkarkuar drejtori hetimor i Tatimeve, si edhe disa drejtues rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në Tatime e Dogana.

Mësohet se ndaj drejtuesve të rinj të institucioeve është caktuar një afat një mujor për të përmbushur objektivat, në të kundërt do të shkarkohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re