Një tjetër rast është konfirmuar me salmonelë sot në Gramsh, pas helmimit të disa fëmijëve të kopshtit publik një ditë më parë.

Sipas raportimeve nga gazetari Osman Stafa, numri i të helmuarve me salmonelë ka shkruar në 14.

Kujtojmë se ditën e djeshme katër fëmijët e kopshti numër 1 u paraqitën me shenja helmimi dhe u transportuan me urgjencë në spital.

Analizat konfirmuan më pas se fëmijët ishin kontaminuar nga salmonela.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko