Kryebashkiaku Erion Veliaj pas rizgjedhjes për një mandat të tretë për bashkinë Tiranë, ka treguar emrat e opozitarëve me të cilët mund të bashkëpunojë.

Capture

Veliaj për ‘News24’ tha se ende nuk ka marrë një mesazh urimi nga rivali i tij në këtë garë, Belind Këlliçi nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, por që pret që të bashkëpunojë me të apo dhe kandidatët e tjerë që garuan për bashkinë e Tiranën.

Mes emrave opozitarë kandidati Arlind Qori edhe kandidati për Këshill Bashkiak, Ilir Alimehmeti.

“Mesazh nuk kam marrë. Kam marrë një mesazh që e keni marrë të gjithë; a jeni të mërzitur? Ju ka ardhur në majë të hundës. Por skam marrë mesazh tjetër. për Belinidin, Markon, Arlindin, i uroj gjithë të mirat. Mezi pres që të bashkëpunojë me ta, Jo q të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mira.

Është reale mundësia për bashkëpunim. E shoh që të bashkëpunojë me njerëzit e Blenidin dhe jo me ata të Ilir Metës. Mund të ketë më shumë vullnet te doktor Alimehmeti që ta çojë para Tiranën”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re