Skip to content

Pas fjalimit të Ramës për “Besën”/ Qytetarët më të shumtë në shesh dhe me tone më të forta për dorëheqjen e kryeministrit (VIDEO)

Protesta sonte 1

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, ku prezantoi platformën “Besa” dhe komentoi protestat, tubimi para Kryeministrisë është shoqëruar me një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe me thirrje më të forta kundër qeverisë.

Në shesh janë parë më shumë protestues, ndërsa atmosfera është karakterizuar nga entuziazëm, pankarta dhe parulla që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se do ta vijojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Pas fjalimeve, qytetarët nisën marshimin kilometrik në rrugët e kryeqytetit.