Sot pasdite një zjarr i madh përfshiu fabrikën e ish-trikotazhit në qytetin e Korçës. Situata vijon të jetë problematike pas lëndët kimike janë djegur dhe kanë bërë reaksion, çka është tepër e dëmshme për jetën e qytetarëve.

Përgjatë gjithë ditës zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë. Sipas burimeve për mediat, nga Tirana janë nisur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen.

Do jenë ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate.

Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja, por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re