Ish- kryebashkiaku i PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj, ka liruar sot zyrën paqësisht.

Në një prononcim për median, Kapllanaj, në një reagim të ngjashëm me Fran Frrokajn e Lezhës, u shpreh se nuk do ta priste në zyrë pasardhësin e tij pasi sipas tij, ai është i jashtëligjshëm.

Por ai tha se të gjithë ‘jemi miq dhe kolegë’.

Gjatë takimit të fundit me administratën, Kapllanaj u shpreh se ndihet krenar për ta.

“Në ditën e fundit të madatit tim, mbaroj detyrën. Do e prisja pasardhësin tim nëse do ishte i tillë, por është i jashtëligjshëm, pasi doli nga votime e jo zgjedhje.

Jemi miq e kolege, por ky është një emërim politik qe i ka ditët e shkurtra. 

Pas pak muajsh kemi zgjedhjet e reja dhe do të kemi zgjedhje të vërteta në vend.

Jam në politike dhe do të jem”, është shprehur Kapllanaj. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re