Prej gati dy orësh, ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit.

 

Në këtë takim, i cili erdhi fill pas bisedimeve me Ilirjan Celibashin, Damian Gjiknurin, Jorida Tabakun dhe Monika Kryemadhin në ambientet e KQZ, u diskutua për financimin e partive politike nga Rusia.

 

Ambasadorja ka kërkuar ditën e djeshme nga përfaqësuesit politik që të kenë kujdes me financat.

 

Ndërkohë që pritet që vetë Balla dhe Alibeaj apo Kim të zbardhin më shumë detaje rreth takimit të sotëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re