Skip to content

Pas gati dy orësh mes tensioneve dhe përplasjeve/ Mbyllet protesta e opozitës para Parlamentit

WhatsApp Image 2023 02 13 at 18.48.55 675x450 1

Protesta e opozitës para Parlamentit është mbyllur pas gati dy orësh.

 

Pasi Berisha doli nga Kuvendi, iu drejtua turmës ku edhe mori fjalën, duke akuzuar qeverinë për çështjen McGonigal.

 

Pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit janë shpërndarë.

 

Kujtojmë se ata u grumbulluan rreth orës 17:00 para Kuvendit. Protesta u shoqërua me incidente të shumta, ku demokratët u përplasën me forcat e policisë dhe duke hedhur në drejtim të tyre mjete piroteknike dhe tymuese.