Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, në një intervistë për Euronews Albania tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkeli statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar ish-liderin historik Sali Berisha pa marrë mendimin e anëtarësisë.

Sipas saj, SHBA vendosi ta shpallte ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij pa pasur asnjë provë dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri mori një rol politik pasi e shtyu kreun e PD të dëbonte nga Parlamenti Berishën.

“Dhe nuk e kuptoj dot se si kryetari i partisë sonë simotër, Partisë Demokratike, ju bind kësaj pa i marrë mendimin anëtarëve, pasi në statutin e partisë ai është i detyruar që t’i marri mendim se si duhet të sillet në situata të tilla, dhe mendoj se në këtë mënyrë do të kishte pasur mundësi të gjendej një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo që ai bëri me mendjen e vet”, tha ish-eurodeputetja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re