Skip to content

Pas Gjermanisë edhe Anglia, Franca e Holanda shpallin kampionët

Pas Bajernit të Mynihut javën e shkuar i shpallur kampion i Gjermanisë në këtë javë edhe Anglia, Holanda dhe Franca kanë shpallur kampionët e tyre.

Mançester Siti duhet ta kishte fituar javën e shkuar në derbin e qytetit përballë Junajted por ajo humbje me përmbysje dhe më pas eleminimi nga Liga e Kampioneve sollën dëshpërim tek kapmi sheikëve por mjafton kjo fundjavë që ata të rikthehen në festë.

Por fitorja e sotme e mbrëmshme ndaj Totenhemit dhe humbja e sotme e Junajted ndaj Uest Bromuiç i jep Sitit titullin nga televizori. Skuadra e Guardiolës ka dominuar Premier Ligën këtë sezon dhe vet tekniku bëhet i pari trajner spanjoll që ka fituar titullin kampion në Angli.

Në mbrëmje është PSG që fiton titullin pasi mund me 7 gola Monakon. Skuadra e principatës pasi fitoj titullin sezonin e shkuar dhe këtë vit provoj sërish ta rivalizonte por nuk ia ka dalë dot mbanë. Deri në fund ata bashkë me Lionin dhe Marsejën duhet të vazhdojnë luftën për vendet në Ligën e Kampioneve.

Skuadra tjetër që fitoj sot një kampionat të rëndësishëm europian ishte edhe PSV Eindhoven. Edhe ata ashtu, si PSG e siguron titullin në ndeshje ndaj një rivali direkt si janë rivalët e tyre historik, Ajaks Amsterdam. Tre gola dhe skuadra e”filips’’ kthen titullin në Eindhoven. /Berati.TV